Të rejat nga merkato/ M.United nxjerr në shitje Martial, Mourinho do Icardi-n te Roma! Milan sërish me dhimbje koke, Kessie do pagë sa Ibra

25 Korrik 2021, 16:21

Manchester United ka nxjerrë në shitje sulmuesin francez Anthony Martial pasi firmosi zyrtarisht për 83 milionë euro me Jadon Sanchon. Me ardhjen e anglezit sulmuesi francez nuk shihet si i domosdoshëm në Old Treford dhe drejtuesit po planifikojnë të fitojnë disa para prej tij.

Sipas ‘Daily Star’ United është gati të heq dore nga francezi për 50 milionë paund, ndërsa interesimi i parë ka ardhur nga Tottenhan. Që prej vitit 2015 kur 25-vjeçari firmosi me Manchester United ka luajtur në 258 ndeshje, ndërsa ka realizuar 78 gola. Për shkak të një dëmtimi në fundin e sezonit humbi grumbullimin me Francën për në europian, ndërsa ende nuk stërvitet me grupin.