'Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje'! Rama: Unë dhe qeveria nuk kemi interes të ndërhyjmë në punët e historianëve

29 Nëntor, 16:10

Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe UET Press promovuan librin “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”, që vjen për lexuesin në kujdesin e profesoreshë Nevila Nika, drejtuese e Akademisë së Studimeve Shqiptare dhe historianëve Florian Çullhaj, Marenglen Kasmi, Çelo Hoxha dhe Hasan Bello.

Ky botim i historianëve, në 80-vjetorin e Çlirimit të atdheut nga forcat nazi-fashiste, hedh dritë mbi fakte të qëmtuara deri në thellësi, për t’u lënë gjeneratave të ardhshme një dokument që flet mbi luftën e popullit shqiptar ndaj pushtuesve.

Në aktivitetin e organizuar në COD, në kryeministri, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili përshëndeti aktivitetin, duke kujtuar se fakte të tilla dhe kërkimet historike i japin historisë një përmasë përtej atyre fakteve që kemi trashëguar nga një tjetër regjim.

    No videos found.