‘Të rinjtë sfidojnë temperaturat e ulëta’, mbahet në liqenin e Pogradecit ceremonia e hedhjes së kryqit! Triumfon 23-vjeçari

6 Janar, 13:26 | Përditesimi: 6 Janar, 13:26

23-vjeçari Nikolin Jorgji nga Pogradeci arriti të kapë Kryqin e Shenjtë në ujërat e ftohta të Liqenit të Pogradecit.

Ceremonia u zhvillua në kuadër të festës së Ujit të Bekuar dhe u ndoq nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastas, si edhe nga drejtuesit e kishave ortodokse të Pogradecit.

Rreth 30 të rinj nga Pogradeci sfiduan temperaturat e ulëta, duke u hedhur në ujërat e liqenit për të marrë pjesë në ritualin tradicional të pagëzimit të ujërave.

Ndërkohë, qindra qytetarë, sipas ritit fetar, morën ujë të bekuar nga liqeni, aty ku u hodh Kryqi, për mbarësi dhe shëndet

A.A/Shqiptarja.com