‘Të rrethuar nga forcat ruse e disa prej tyre të plagosur', momenti kur ushtarët ukrainas dalin nga fabrika e çelikut

17 Maj 2022, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2022-05-17 14:21:52

Ky është momenti kur luftëtarët ukrainas largohen nga fabrika e çelikut në Mariupol pas rrethimit të gjerë nga forcat ruse.

Ushtarët ukrainas shihen duke u kontrolluar nga ushtria ruse përpara se të evakuohen me autobus, ndërsa të plagosurit janë duke u transportuar nga fabrika e çelikut me barelë.

Videoja është publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.