Edhe në Elbasan ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për 11 majin.
Materialet janë transportuar nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, në dy nga katër KZAZ-të e bashkisë Elbasan.
Një ditë më parë, u shpërndanë materialet zgjedhore në qarqet Korçë, Vlorë dhe Berat.
Zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen ditën e dielë, për të përcaktuar parlamentin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme dhe qeverinë e re.