Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset ish-kryetari i PS-së në Vaun e Dejës

4 Shtator 2021, 10:59 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 10:59

SHKODËR- Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës ‘Pyjore’ në Shkodër. Nikolin Huba, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Huba, është banues në Vaun e Dejës dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.

 

r.k./Shqiptarja.com