Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 2 persona, njëri në gjendje të rëndë! Ngjarja pas një konflikti të çastit

24 Korrik 2021, 21:14

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ngjarja është regjistruar në rrugën "Todi Shkurti".

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por nuk bëhen ende me dije të tjera detaje.