Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kanë inspektuar qendrat studentore të Qytetit Studenti ku janë akomoduar rreth 300 afganë, të cilët do të qëndrojne aty përkohësisht deri në sistemin e tyre në qendra të tjera hoteliere.
Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 607 refugjatë afganë. Të gjithë afganët që kanë mbërritur fillimisht janë regjistruar në çadrat e ngritura në Rinas dhe më pas janë shoqëruar për t'u akomoduar një pjesë në konviktet e Qytet Studentit, ndërsa pjesa tjetër në hotele në Durrës dhe në Shëngjin.















