‘Të votohet hapur,’ Tritan Shehu kërkon që të bëhet publike vota, kryeparlamentarja ja kthen: Çdo gjë është transparente

4 Nëntor 2021, 10:33 | Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 10:33

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar në Kuvend që vota të bëhet publike dhe qytetarët të njihen me votat që hedhin deputetët. Por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se çdo gjë është transparente dhe se botohet në faqen zyrtare të Kuvendit.

Shehu: Duhet të jemi transparencë ndaj opinionit publik. Duhet të dinë njerëzit si votojmë. Të mos votojmë fshehurazi në letër, por hapur me kartona, është absurde. Është absurditet i tërë...

Nikolla: Votimi është i hapur është transparente çdo fletë votimi publikohet në faqen ë parlamentit të Shqipërisë.

r.k./Shqiptarja.com