Të zhdukur prej 7 ditësh, Report TV siguron detaje për dy personat me precedentë penalë në Sarandë: Pinë kafe së bashku, qerasën fëmijët dhe u larguan

13 Prill 2023, 16:47

Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori të dy të moshës 46-vjeçare prej 7 ditësh rezultojnë të zhdukur. Policia e Sarandës po kryen hetime, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë ne rruge dhe marrjen në pyetje të disa personave, kryesisht lidhje shoqërore të dy të zhdukurve.  Report TV udhëtoi sot në fshatin Çukë, aty ku janë parë për herë të fundit dy miqtë me të shkuar kriminale, te denuar per droge, arme e tentative vrasje.