Shqipëria në krah të SHBA, koordinim për teknologjinë 5G, jo kineze! Firmoset marrëveshja në Bruksel! Sekretari Blinken-Ramës: Jeni shembull i mirë

13 Qershor 2021, 21:06 | Përditesimi i fundit: 2021-06-15 08:03:30

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm ka filluar rreth orës 17:30 në Bruksel. Në përfundim të takimit është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. 

Kujtojmë se autoritetet shqiptare për më shumë se 2 vitesh janë shprehur të palëkunder në krah të SHBA, në përplasjet që aleati ynë ka pasur me Kinën sa i përket teknologjisë 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Teknologjia e vendosur nga kompania kineze sipas amerikanëve lejon përgjimin. Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.