Teleskopi Webb kap imazhin e parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti! Pamjet janë fantastike

3 Shtator 2022, 11:57

Ekzoplaneti, ose planeti jashtë sistemit tonë diellor, është një gjigant gazi rreth 6 deri në 12 herë më i madh se masa e Jupiterit. Planeti, i quajtur HIP 65426 b, është rreth 15 deri në 20 milionë vjeç, një planet “foshnjë” nëse krahasohet me tokën, e cila është 4.5 miliardë vjeç.