Temperatura të larta dhe pritje, formohen radhë të gjata makinash në Kapshticë, shkaku pala greke! Qytetarët për Report Tv: 25 vite bëjmë këtë rrugë, çdo herë i njëjti muhabet

19 Gusht 2021, 11:21 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 14:25

Teksa ende jemi gjatë sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, orët e para të paradites janë formuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës, me emigrantë shqiptarë pas pushimeve në Shqipëri.

Fëmijë, të moshuar dhe gra presin në kushte të vështira atmosferike, kalimin e tyre nga Shqipëria në tokën helene.

KT/Shqiptarja.com