Temperaturat e larta, 4 autoambulanca në shërbim të qytetarëve në Tiranë! Infermieri për Report Tv: Evitoni daljet dhe pini sa më shumë lëngje

25 Korrik 2023, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2023-07-25 15:55:38

Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë t'ju drejtohen bluzave të bardha dhe për të qenë më pranë tyre, katër autoambulanca janë vendosur në katër pika të ndryshme të kryeqytetit për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, turistëve dhe pushuesve që shfaqin shqetësime dhe probleme shëndetësore gjatë ditës.