Temperaturat e ulëta dhe ngricat, Drejtori i Përgjithshëm i UKT në Tiranë: Qytetarët të izolojnë tubat dhe matësit! 30 grupe të gatshme në terren për të zgjidhur problematikat

24 Janar 2022, 12:14

Drejtori i Përgjithshëm i UKT Tiranë, Elton Kacidhja i ftuar në “Sot Live me Shqipërinë” teksa foli për problematikat e mundshme që mund të hasin qytetarët ditët e fundit për shkak të temperaturave të ulëta, tha se në terren janë rreth 30 grupe të gatshme dhe në dispozicionin e tyre për t’i ofruar shërbimet e nevojshme.