‘Tempulli 2’/ Trafikonin armë në Tiranë, 3 në pranga! Një ra në ‘grackën’ e agjentit të infiltruar, i shiti kallashnikov (EMRAT)

24 Janar, 14:26

Tre persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e trafikimit të armëve në kryeqytet në vijim të operacionit “Tempulli 2”. Në pranga kanë rënë, Robenc Caka, 31 vjeç, Artan Shaqiri 24 vjeç dhe Muharrem Bega 44 vjeç.