Tirane- Një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës në Tiranë është goditur nga policia e kryeqytetit. Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj doli sot (14 shtator 2024) në një deklaratë për median për të dhënë detajet e operacionit të koduar "Tempulli 4" për të cilën në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për 2 procedime penale.
Pas një hetimi disamujor janë siguruar prova ligjore për 28 shtetas.
Në kuadër të fazës së parë e operacionit 'Tempulli 4' janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më parë ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.