Tenderi 11 mln euro për pistë garash me makinë në Elbasan, PD: Qeveria shpenzime luksi në kohë krize

18 Gusht 2022, 17:44

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po shpenzon 11.1 mln euro për të ndërtuar një instrastrukturë mbështetëse për një pistë garash  në Elbasan. Në një deklaratë për mediat, Kryetari i kreut të PD në Elbasan, Blendi Himci thotë se në vend që këto para të shkojnë për të mbështetur shqiptarët, nisur nga parashikimet se ky dimër do të jetë i vështirë ekonomikisht, qeveria bën shpenzime luksi, duke i ndërtuar Auto-Moto Park dhe dhënë fonde për projekte të tjera infrastrkturore në funksion të saj.