Tensione në Këshillin Bashkiak të Vlorës, zgjatet kontrata për administrimin e Klubit të Futbollit Flamurtari

31 Gusht 2023, 13:48

Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjat kontratën për administrimin e Klubit të Futbollit 'Flamurtari'. Pas 9 vitesh në administrim, është po Sinan Idrizi ai i cili do vazhdojë të jetë në krye të Klubit të Futbollit Flamurtari. Kjo pikë ka ngjallur diskutime në Këshill mes këshilltarëve të Koalicionit 'Bashkë Fitojmë' dhe kryetarit të Bashkisë Ermal Dredha.