Tensione në protestë/ Protestuesit ndezin tre zjarre në ‘Rrugën e Durrësit’

13 Tetor, 18:46 | Përditesimi: 13 Tetor, 18:46

Protestuesit kanë ndezur tre zjarre te “Rruga e Durrësit.” Njëri është në fillim të “Rrugës së Durrësit”, një te degëzimi me “Mine Pezën”, ndërsa po digjet edhe një tabelë reklamash.

Vihet re se situata vijon e tensionuar. Pas përpjekjes së policisë për t’i shpërndarë, protestuesit janë rikthyer.

E.H/Shqiptarja.com