Tensionet te Ministria e Arsimit, Koçiu: Kultura e protestës ka degraduar në dhunë! Sulmet ndaj policisë, zakon i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë

13 Tetor, 16:59 | Përditesimi: 13 Tetor, 16:59

Zv.kryeministrja Albana Koçiu shkruan në rrjetet sociale se protesta që po ndodh te Ministria e Arsimit ka degraduar në dhunë të orkestruar. Ajo shton se dhuna ndaj institucioneve, policisë dhe shkatërrimi i pronës publike s’është gjuha e rinisë, por zakon i vjetër i atyre që i përdorin këta të fundit.

Deklarata duket se i referohet opozitës që deri më tani ka bërë reagime të vazhdueshme në mbështetje të protestës dhe ka akuzuar policinë për dhunë.

E.H/Shqiptarja.com