Tentativa për pengimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe abuzimi me tenderin e druve, SPAK dërgon në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD të Pogradecit dhe 5 vartësit e tij

13 Korrik 2021, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2021-07-13 09:36:46

SPAK ka dërguar sot në Gjykatë ish-kryebashkiakun PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, të cilët do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.