Kaosi mbretëroi në Westminster Hall të premten mbrëma, kur një burrë iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth dhe e preku atë, duke çuar më pas në arrestimin e tij nga policia.
Episodi ndodhi rreth orës 22:00 (me orën lokale) përpara dhjetëra njerëzve që prisnin në radhë për t’i bërë nderimet e tyre Elizabeth.
Burri doli nga rreshti, ngjiti shkallët dhe preku arkivolin përpara se të merrej në paraburgim nga Policia Metropolitane, raportoi Guardian.
Pamjet nga transmetimi i ceremonisë zyrtare tregojnë oficerët e sigurisë duke e shtrirë të dyshuarin në tokë.