Tentuan arratisjen nga '313'-a, izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe i paraburgosuri që do ndihmonte planin duke prerë damarët! SHKB nis hetimet

9 Gusht 2021, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2021-08-09 15:11:44

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe 1 i paraburgosur në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh.

    No videos found.