Tërheqja e Pjetrit dhe aksioni opozitar, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës, nuk komentojnë takimin

16 Gusht 2019, 11:37

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi po zhvillohet në selinë blu.

Ky takim vjen në një kohë pas zhvillimeve më të fundit politike në qytetin e Shkodrës, ku Valdrin Pjetri i dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit u tërhoq nga marrja e detyrës. Gjithashtu edhe për të diskutuar për aksionin e opozitës, duke qenë se Basha ka paralajmëruar se do të vijojnë protestat në fillim të muajit shtator.  

    No videos found.