Tërheqja nga gara për Lezhën, reagon Sandër Marku: Vendimi politik, nuk do të mbështesim kandidatin e Berishës

31 Mars 2023, 13:52 | Përditesimi i fundit: 2023-03-31 14:24:40

Tërheqja nga gara për kreun e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet e 14-majit ka qenë një vendim politik me vlera euroatlantike.Kështu shprehet Sander Marku i cili vendosi të mos jetë pjesë e gares për zgjedhjet vendore, por ftoj qytetaret që të votojnë Partinë Demokratike, pasi lista e kësaj force politike në Këshillin Bashkiak është dinjitoze me njerez me integritet të lartë profesional dhe moral.