Tërmeti, koreografja shqiptare flet nga Turqia për Report Tv: I gjithë vendi është ngritur në këmbë! Janë 9000 veta staf mjekësor

10 Shkurt 2023, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2023-02-10 16:35:10

Pas tërmetit tragjik në Turqi e Siri, që shkaktoi mijëra viktima, ende kërkohet për njerëz të gjallë nëpër rrënojat e banesave të shkatërruara. Linda Kalemi, koreografja shqiptare e cila jeton prej vitesh në Turqi, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, thotë se moti i keq dhe ngricat janë në disfavor të atyre që janë në rrënoja