Tërmeti në Ersekë, qytetarët e kalojnë natën jashtë: Dëme s’ka por jemi trembur! Kishte shumë pasgoditje

23 Mars 2023, 10:50 | Përditesimi i fundit: 2023-03-23 11:45:09

Një tërmet me magnitudë 4.4 ka tronditur qytetin e Ersekë. Për Report Tv ato janë shprehur se janë trembur shumë nga tërmeti dhe se kanë kaluar natën jashtë nga frika e goditjeve të tjera.

“Tërmeti ra në 3 pa çerek të natës. Kemi ndejtur natën jashtë, me zjarr ndezur në oborr. Dëme s’ka këtu por jemi trembur. Dëme të vogla, vetëm gëlqere ka rënë. Unë rri në pallat, në shtëpi private nuk e di. E tundi shume e tundi, jemi trembur”.- u shpreh një grua.

‘Thonë ka qenë 4.7 por se di mirë, por ne u tremben, kemi ndejtur zgjuar, këtu jashtë ndezëm zjarre.’- tha një banor tjetër.

‘Tronditje shume, ne 3 pa çerek dhe disa paslëkundje të vogla, deri tani paslëkundje. Shumica e njerëzve këtu kanë ndenjur (jashtë). Jo dëme ne banesa s’kemi, veç kemi frike.’- u shpreh një banor.

‘Në një familje në katin e 5-të të pallatit, thonë që janë thyer qelqurina, unë vetë s’kisha dëme.’- tha një banor tjetër.

‘E ndjemë shumë, u tronditëm, jam me tension të lartë akoma. Dolëm jashtë, qëndruan fëmijët në makina dhe ne jashtë. Dy plasaritje të vogla në kuzhinë, edhe nga shkolla thonë që ka plasaritje.’- u shpreh një banore.

‘Pati lëkundje të forta, jetojmë në pallat. Dëme s’kemi në pallate, por në këto objektet e tjera, është një magazinë që ka rene muri.’- tha një tjetër banor.