Tërmeti në Japoni! 90-vjeçarja gjendet e gjallë pas 5 ditësh nën rrënoja, numri i viktimave rritet në 120

7 Janar, 15:21

Një grua rreth 90 vjeç është gjetur e gjallë nën rrënoja pesë ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi Japoninë qendrore. Punonjësit e kërkim- shpëtimit e gjetën atë nën rrënojat e një ndërtese dykatëshe në qytetin Suzu. Nga tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi bregun e Detit Japoni të hënën, më shumë se 120 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 200 janë të zhdukur