Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, mbi 22 mijë viktima! Moti i ftohtë ul shpresat për të mbijetuar nën rrënoja

10 Shkurt 2023, 17:04 | Përditesimi i fundit: 2023-02-10 18:16:30

Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, tani i ka kaluar 22 mijë persona. Me këtë shifër të lartë të numrit të të vdekurve, tërmeti me magnitudë 7.9 ballë është në listën e 10 tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit.