Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 19 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe

9 Shkurt 2023, 16:00

Numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Sirinë veriore i ka kaluar 19 mijë persona. Ndërkohë që  pothuajse janë shuar shpresat për mijëra persona të tjerë të mbetura nën rrënoja pasi kanë kaluar më shumë se 72 orë që nga lëkundja e fuqishme prej 7.9 ballë që solli shkatërrimin e dhjetëra mijëra ndërtesave.