Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, 28 mijë viktima! Lëshohen 113 urdhër-arreste për ndërtesat e shembura, 12 të arrestuar

12 Shkurt 2023, 13:33

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti ka shkuar mbi 28,000 dhe shpresa për gjetjen e shumë të mbijetuarve po zbehet. Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende. Ekipet austriake dhe ato gjermane ndërprenë operacionet e kërkim shpëtimit, për shkak të përleshjeve midis grupeve të paidentifikuara.