‘Territorialja’, socialistët braktisin mbledhjen e këshillit bashkiak Maliq, qytetari ‘kërcënon’ me bastun: Ulu atje

20 Gusht, 18:19 | Përditesimi: 20 Gusht, 18:21

Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit, e thirrur nga nga opozita për të dalë me një qëndrim të përbashkët mbi propozimin e socialistëve për ndarjen e re territoriale. Sipas projektit Maliqi bëhet një me bashkinë e Korçës. Përfaqësuesit e majtë në Këshill e braktisën mbledhjen që në nisje, ndërsa opozita akuzoi kryebashkiakun Topçiu se po bën pazare në kurriz të Maliqit.

E.H/Shqiptarja.com