Terrorizoi qytetarët në mes të sheshit Skënderbej ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, 2 vite burg për Arben Memës

10 Mars 2022, 12:43 | Përditesimi: 10 Mars 2022, 15:09

2 vite burg për Arben Memën, të riun i cili terrorizoi me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. I droguar i riu rrezikoi jetën e 5 qytetarëve. Gjykata gjithashtu ka vendosur edhe 2 vite heqjen e patentës.  

r.k./Shqiptarja.com