Test PCR ose certifikatë vaksinimi në Morinë, radha e makinave për të hyrë në Kosovë shkon në 12 kilometra! Situata problematike prej 5 ditësh

4 Shtator 2021, 19:01 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 19:01

KUKËS- Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi ose ndryshe do të karantinohen shtatë ditë dhe kjo prej 5 ditësh ka shkaktuar një situatë të pazakontë në Morinë me radhë kilometrike autormjetesh që presin në doganë.  Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar.

Qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në Rrugën e Kombit, për të hyrë në Kosovë duke krijuar një trafik të dendur.  Trafiku në segmentin  Bardhoc - Morine i Rrugës së Kombit dhe shkon deri në 12 kilometra.

LR/Shqiptarja.com