Teuta përmbyset nga Kastrioti, durrsakët s'e njohin fitoren në Superligë. Kukësi i shënon 2 gola Bylisit

8 Tetor 2022, 20:36

Superliga shqiptare ka zhvilluar këtë të shtunë dy ndeshjet e fundit për javën e shtatë. Pesë gola janë prodhuar në Kamëz dhe Kukës, me sfidat që filluan në 15:00. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti ka fituar 2-1 me përmbysje kundër Teutës. Goli i Karabecit në minutën e 13 te miqtë është zhvlerësuar nga Karakaci me një supergol dhe Marbeck me penallti.