Teuta, zonja që na pret në 'Opera'! 22 vjet në Teatër: Është shtëpia ime e dytë! Rrëfen sjelljen e artistëve dhe të politikanëve spektatorë: Ja, i preferuari im!

30 Mars 2023, 19:36

Çdo ditë në orët e para të mëngjesit, Teuta Lusha është ndër punonjëset e para që ngjit shkallët e Operas.

“Opera është shtëpia ime e dytë. 22 vjet punë kanë të mirat, sfidat, por kënaqësia më e madhe për mua është pritja e spektatorit që fillon nga dera, deri në sallën qendrore, galeri, ose lozhë. Mandej sistemimi, rregullimi deri në përfundim të shfaqjes dhe largim të tyre”