'Teza e matematikës ishte e vështirë’, maturantët në Tiranë, Durrës e Shkodër në protestë: Na thanë se nuk do bëhen në provim njohurit që kemi marrë online

12 Qershor 2021, 12:22

Maturantët në Tiranë, Durrës e Shkodër kanë dalë për të protestuar për vështirësinë  e provimit të matematikës duke thënë se teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë dhe se një notë e keqe do të penalizojë të ardhmen e tyre për degën që duan.

Në Tiranë maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit , të cilët janë ulur në rrugë dhe me pankarta nëpër duar protestojnë në rrugë.