Një ditë pasi nëna e Bleona Matës hodhi poshtë publikisht pretendimet e avokatit Alban Duraj se vajza e saj ishte gjetur, të dy u përballën live në “Pa Gjurmë” në Report Tv. Përballja u tensionua kur Duraj u pyet se ku i kishte siguruar informacionet për fatin e Bleona Matës, e zhdukur që në moshën 6-vjeçare në Zapod të Kukësit.
Ditën e djeshme në “Pa Gjurmë”, Bukurie Veizi mohoi kategorikisht se e bija ishte gjetur dhe tha se nuk kishte pasur asnjë komunikim privat me avokatin për pretendimet e bëra publike prej tij.

















