Tha se shqiptarët janë kriminelë, ministri britanik: S'jam penduar për deklaratën! Të dallojmë diasporën shqiptare që e respektojmë dhe ata që vijnë ilegalisht

18 Janar 2023, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2023-01-18 15:48:00

Një prezantues britanik është përplasur me ministrin Robert Jenrick për gjuhën e përdorur ndaj shqiptarëve. Në emisionin e mëngjesit, ministri Robert Jenrick i tha prezantuesit Nick se nuk është aspak i penduar dhe mbrojti veten duke thënë se duhet të dallojnë diasporën shqiptare që e respektojnë nga ata që janë emigrantë të paligjshëm që futen në Britani në mënyrë ilegale me gomone.