Thaçi jep dorëheqjen 'live': Më është konfirmuar nga Haga akt-akuza për krime lufte! S'është lamtumirë, por mirupafshim!

5 Nëntor 2020, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2020-11-05 15:41:38

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se Gjykata e Hagës i ka konfirmuar akt-akuzën për krime lufte ndaj tij, kësisoj ai ka dhënë dorëheqjen live teksa po mbante një konferencë për shtyp. Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe më herët

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent zyrtarisht që gjykatësi i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën ndaj meje. (...)Shmangmi çdo manifestim me motiv mbrojtës, drejtësia nuk bëhet në rrugë, nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim. Do të dalim faqebardhë dhe do të shihemi sërish", tha Thaçi. 

Thaçi theksoi se do të vihet në dispozicion të drejtësisë, duke theksuar se kurrë nuk do të lejonte që para gjykatësit të dilte si presidenti i vendit.

 

“Nuk do të lejoj që në asnjë rrethanë, që para gjyqit të dalë presidenti i Kosovës, për të ruajtur integritetin e saj. Unë sot jap dorëheqjen nga posti presidentit. Çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguhet për lirinë e vendit tonë.  Unë jam me fat që jam gjallë e kam parë me sytë e mi ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet. jam krenar që kam qenë pjesë e UCK. krenar që bashkë me aleatët tanë kemi luftuar regjimin e Miloshevicit, e kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi. Kemi qenë të përkushtuar për shtet. Jemi populli liridashës, por jo hakmarrës, asnjë pretendim nuk do shkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima Serbia agresori”, tha Thaçi. 

Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë qetësinë.

“Të vëmë interesat e vendit mbi interasat personale. Ju ftoj të besoni në insitucionet, në Kosovën në Nato. Hashim Thaçi. Ju ftoj të ruani qetësinë, shmangni cdo  sfestim apo tubim në mbështetje timen. Kjo nyuuk është lamtumirë por mirupafshim. Do të shihemi prap. Zoti bekoftë Kosovën", përfundoi Thaçi.