Thaçi në Hagë, Basha në Report Tv: Asnjë proces s’do e përbaltë luftën e drejtë të Kosovës! Tirana mund të kishte frenuar lojën e Beogradit

17 Shkurt 2023, 18:12 | Përditesimi i fundit: 2023-02-17 18:26:07

Në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Lulzim Basha thotë për Report Tv se Tirana mund ta përbaltë luftën e Kosovës.  

“Dekadën e fundit është humbur kohë e mundësi, për pëgjegjësinë e Tiranës dhe Prishtinës, nuk kam lënë pa i vënë në pah, për të avancuar në disa aspekte të cilat ndihen në kontroll tonë, që do frenonin lojën e Beogradit për ta kthyer viktimën agresor dhe agresorin viktimë. E dimë që si rez i aagresionit, spastrimit etnik, kemi mijëra shqiptarë të zhdukur, një prej fushatave më çnjerëzore kundër civilëve të pafajshëm, që u bë fakt përmes operacionit patkoi.

Vlerësoj se me shpirtin e sakrificës që karakterizoi lëvizjen çlirimtare, Adem Jashari, një nga dy shtyllat e Kosovës së lirië. Me sakrificën e qindra mijëra bijave të Kosovës, me sakrificën e UÇK, tashmë vjen edhe një sakrificë tjetër, Thaci  e Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjerë që edhe njëherë ju duhet të sakrifikojnë nga lira e tyre për tu përballu e më një proces që s’do mund të përbaltë luftën e drejtë të Kosovës.