Në Bashkinë e Kurbinit janë mijëra hektarë tokë bujqësore pa vaditje, përfshire fshatin Shullaz, ku Report Tv është ndalur për të sjellë shqetësimet e fermerëve të cilëve u janë tharë prodhimet bujqësore.
"Ky është mistri që e ke mbjell me zor na ka shkuar 250 mijë lek dhe nuk po jep rendiment. Siç e sheh dhe vetë nga mungesa e sistemit të vaditjes gjithçka këtu ka mbaruar. Mezi po sigurojmë bukën e gojës", thanë fermerët.