Thatësira, bie niveli i ujit në liqenin e presës! Specialisti: Sjell pasoja në sistemin energjetik

9 Tetor 2023, 08:45

Niveli i ujit në liqenin e Prespës ka rënë ndjeshëm nga mungesa e reshjeve por dhe shkaqe të tjera natyrore. Vetëm këtë verë Prespës është ulur mbi 40 cm.

Kallamasi dhe Zaroshka janë fshatrat e Bashkisë Pustec, ku rënia e nivelit të liqenit ndihet më shumë sepse bregu i liqenit është i ulët.