'The Guardian': Historia e Shqipërisë pas ‘perdes së hekurt’ zbulohet në muzetë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2

29 Prill, 13:03

Nga Londra në Tiranë, kryeqyteti dinamik i Shqipërisë, ky udhëtim nëpër Evropë të ofron kënaqësi në çdo hap, shkruan Rachel Mills në të përditshmen britanike “The Guardian”.

Kujtimet e mia kryesore, duke lëvizur nëpër vendet me tren, gjatë udhëtimit nga Londra në Shqipëri janë fshatrat e mbuluara nga shkëlqimi i këndshëm portokalli i perëndimit të diellit.

Më kujtohen selvitë, fshatrat me çati të kuqe, kishat katrore, tokat bujqësore të ndara në ngastra të rregullta dhe vreshtat e vendosura në rresht.