Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë sot më 17 qershor është themeluar Instituti Kombëtar i Fizikës, model i parë i këtij lloji në Shqipëri.
Mbledhja themeluese u mbajt me praninë fizike dhe online të anëtarëve të parë të bordit të Institutit Kombëtar të Fizikës; akad. Rexhep Meidani, akad. Floran Vila, prof. Halil Sykja, dhe me pjesëmarrjen e fizikanëve shqiptarë që punojnë në qendrat shkencore brenda dhe jashtë trojeve tona dhe akad. asoc. Mimoza Hafizi, prof. Ardian Gojani, prof. Orion Çiftja anëtarë të Akademisë dhe Kryesisë.