Theu gota, shishe dhe tavolina, neutralizohet me elektroshok 53-vjeçarja që u shfaq nudo si ‘uragan’ për të shkatërruar gjithçka në një lokal në Florida

6 Qershor 2021, 17:44

SHBA- Një ngjarje e pazakontë dhe e “çmendur” ka ndodhur në një restorant të Floridas në SHBA, ku një grua është shfaqur nudo dhe plot revolt ka thyer dhe shkatërruar gjithçka.

Asgjë nuk mund të ndalte “uraganin” Tina Kindred, 53-vjeçaren e cila hyri në lokal dhe nuk la gjë “në këmbë”, duke thyer dhe përplasur, gota shishe, tavolina dhe karrige.

Çdo sekondë që kalonte dëmi material të cilin shkaktonte Tina ishte edhe më i madh.

Në vendin e ngjarjes së çuditshëm u desh patjetër të mbërrinte edhe policia për të ndalur katastrofën materiale, por Tina nuk hezitoi ta sulmonte atë!

Teksa një polic po i afrohej për ta neutralizuar ajo duke përdorur  “armët” e saj, gotat dhe shishet, ka qëlluar në drejtimin e tij.

Policia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i bënte elektroshok!

Në atë moment ajo u “shemb” në tokë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Ajo aktualisht ndodhet në paraburgim.