Thirrje për të më vrarë dhe gjakosur’, u kërcënua me jetë, Galdini: Faqja online që i kishte shpërndarë, mbështeste Rithemelimin

19 Shkurt, 18:54

Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini është kërcënuar me jetë nëpërmjet mesazheve të dhunshme të shpërndara nëpër rrjetet sociale. I ftuar në emisionin “Studio Live” me gazerarin Arbër Hitaj në Report Tv, Galdini i konsideroi thirrje të tilla si ‘minë me sahat’ për shoqërinë tonë dhe zbuloi se faqet nga të cilat ishin bërë kërcënimet, mbështesnin Rithemelimin.