Thirrjet nacionaliste, UEFA heton Mirlind Dakun, FSHF-në dhe Federatën kroate! Sulmuesi kërkon falje

21 Qershor, 16:12

Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë festuan së bashku para ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë, të zhvilluar të mërkurën në kuadër të “Euro 2024”. Në stadiumin në Hamburg, tifozët e Shqipërisë dhe ata të Kroacisë qëndruan në tribuna të njëjta dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Në të paktën një moment ata kanë kënduar së bashku ku janë dëgjuar duke thirrur “mbyte serbin”. Nuk ka vonuar shumë dhe Federata e Futbollit e Serbisë reagoi.

Fillimisht nga Federata serbe thanë se do të tërhiqen nga Evropiani nëse UEFA nuk dënon Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Federatën Kroate të Futbollit. Në ankesën zyrtare të Federatës serbe kërcënimi për tërheqje megjitahtë nuk është përmendur.