Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, policia gjobit gjatë fundjavës 4.519 shoferë dhe pezullon 198 patenta! Bien në pranga 40 drejtues mjetesh

23 Gusht 2021, 16:48 | Përditesimi: 23 Gusht 2021, 16:48

Vetëm përgjatë fundjavës janë arrestuar 40 shoferë, ku 28 prej tyre po udhëtonin nën efektin e alkoolit dhe 12 të tjerë po drejtonin mjetin pa patentë. Sakaq, 198 shoferëve iu është pezulluar patenta, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt. Bëhet me dije se bën me dije se 4.519 shoferë janë gjobitur pasi kanë shkelur rregullat.

r.k./Shqiptarja.com